Shqiptarët protestojne kundër "Monstrës"

Pëlqej
UPDATE - Bedri Ajdari familjar i të burgosurve në rastin ‘Monstra’ në fjalimin e tij para protestuesve tha se familjarët kanë dëshmi se procesi ishte i montuar.

“Kemi të dhëna dhe informata nga njerëz që frikohen të flasin publikisht se rasti është i montuar dhe se policia dhe disa persona me autoritet kanë bërë çmos që të gjejnë një familje që do t’ia hedhin fajin për rastin Monstra, dhe këtë ja bënë familjes tonë. Ne jemi këtu dhe kërkojmë që edhe njëherë të përsëritet gjykimi por ai të jetë i drejtë dhe jo me urdhra politike sepse jemi të bindur që familjarët janë të pafajshëm dhe procesi është i montuar”, u shpreh Ajdari.

14:12 Ka nisur protesta kundër rastit të shumëpërfolur "Monstra".

Protestës po i prin Nevzat Halili, ndërsa organizatorë kryesorë të saj janë edhe ish-deputeti Hysni Shaqiri, kryetari i FMDNJ-se, Idriz Sinani, etj.

Shqiptarët, edhe në këtë protestë kanë ngritur zërin kundër padrejtësive që po iu bëhen.

Ata kanë dalë me pankarta në duar ku thuhet "Liri për të pafajshmit", "Stop dhunës", "Duam drejtësi" etj.

Protestuesit janë nisur nga kompleksi "Çairçanja" drejt ndërtesës së qeverisë.

Ndërkaq, vihet re edhe prezenca e madhe e forcave policore. /albeu.com/




Shtuar më 22/08/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori