Shqiptarët humbin durimin
Pëlqej
Flamuri shqiptar
Partive shqiptare në opozitë u humb durimi i pritjes së një zgjidhjeje për çështjen e emrit, gjë që do të hapte rrugën e integrimit të vendit në NATO dhe BE. Thonë se do fillojnë një fushatë të fuqishme për zgjedhjeparakohshme dhe rrëzimin e kësaj qeverie, e cila, sipas tyre, nuk tregoi kapacitet dhe vullnet të mirë për tejkalimin e barrierave për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike. Pas dështimeve të njëpasnjëshme në samitet e BE-së dhe NATO-s dhe lënia në harresë e integrimeve në këto struktura, partitë opozitare kanë vlerësuar se pikërisht ky duhet të jetë tajmingu më i përshtatshëm që vendi të shkojë në zgjedhjeparakohshme parlamentare.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Adriatik Imeri, pohon se subjekti i tyre politik dëshiron që sa më shpejtë ta mposhtë këtë politik anti-shqiptare, anti-NATO, dhe anti-BE. “Roli i deritanishëm i BDI-së në këtë qeveri ka treguar qartë se kjo parti është e interesuar vetëm që të mbajnë këto poste në pushtet për disa vite me radhë dhe në këtë mënyrë t’i arrijë qëllimet e tyre të përfitimit si personal ashtu edhe partiak. Mendojmë se situata për momentin është e padurueshme dhe se zgjedhjeparakohshme duhet të ketë sa më shpejtë që është e mundur. Një herë e përgjithmonë duhet të mposhtet kjo qeveri antishqiptare, anti-NATO, dhe anti-BE”, tha Imeri.

Nga Demokracia e Re vlerësojnë se qeverisja VMRO-DPMNE dhe BDI njihet si qeveri e dështimeve andaj i refuzojnë zgjedhjet e parakohshme. Sipas DR-së, këto parti janë të vetëdijshme për delegjitimimin total dhe humbjen katastrofale që do të pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Dështimin më të madh mund ta pësojë veçanërisht BDI-ja, e cila jo vetëm që nuk arriti të realizojë asnjë premtim parazgjedhor, por edhe ishte promotor i disa projekteve dhe vendimeve qeveritare kryekëput antishqiptare, duke filluar nga enciklopedia, e deri ajo e fundit çështja e regjistrimit, e cila paraqet tradhti më vete mbi popullin shqiptar”, tha zëdhënësi i DR-së, Arijanit Hoxha.

Ai i quajti të kota tendencat e partive në pushtet që përmes sondazheve të porositura mundohen të nxjerrin rezultate se kinse populli edhe më tej e përkrah qeverisjen e tyre. “Asgjë nuk do t’i shpëtojë nga dënimi që do të marrin nga votuesit në zgjedhjet e ardhshme, veçanërisht BDI-ja nga shqiptarët”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së Safet Neziri, ka thënë se partia e tij nuk u ikën zgjedhjeve por se për një gjë të tillë do të vendosin organet e partisë. “Ne si Bashkimi Demokratik për Integrim deri më tani kemi kaluar shumë sfida të rëndësishme. Ne mendojmë se kemi shumë për t’i ofruar skenës politike në vend me interes të veçantë për shqiptarët e vendit. Ne si BDI çdo herë jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhjeparakohshme, por për këtë më së miri do të vendosin organet e partisë”, tha Neziri.
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), ndërkohë, pos mitingjeve ka paralajmëruar se do të iniciojë votëbesim për qeverinë për të larguar këtë pushtet, të cilin e quan “jopopullor”.

DR: Qeveria frikohet nga zgjedhjet

Nga Demokracia e Re vlerësojnë se qeverisja VMRO-DPMNE dhe BDI njihet si qeveri e dështimeve andaj i refuzojnë zgjedhjet e parakohshme. Sipas DR-së, këto parti janë të vetëdijshme për delegjitimimin total dhe humbjen katastrofale që do të pësojnë në zgjedhjet e ardhshme.

PDSH: Të mposhtet politika antishqiptare

Zëdhënësi i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Adriatik Imeri, pohon se subjekti i tyre politik dëshiron që sa më shpejtë ta mposhtë këtë politik anti-shqiptare, anti-NATO, dhe anti-BE. “Roli i deritanishëm i BDI-së në këtë qeveri ka treguar qartë se kjo parti është e interesuar vetëm që të mbajnë këto poste në pushtet për disa vite me radhë dhe në këtë mënyrë t’i arrijë qëllimet e tyre të përfitimit si personal ashtu edhe partiak”, tha Imeri.

BDI: Jemi të gatshëm për zgjedhje

“Ne si Bashkimi Demokratik për Integrim deri më tani kemi kaluar shumë sfida të rëndësishme. Ne mendojmë se kemi shumë për t’i ofruar skenës politike në vend me interes të veçantë për shqiptarët e vendit. Ne si BDI çdo herë jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhjeparakohshme, por për këtë më së miri do të vendosin organet e partisë”, tha Safet Neziri, deputet i BDI-së. (kohaere)
Shtuar më 24/11/2010, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori