Arrestohet Fjolla Morina, reagon avokati

Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina është arrestuar pasditen e sotme për herë të dytë nga forcat e policisë.

Lajmi është konfirmuar nga avokati i saj, Fanol Krasniqi, i cili ka thënë për mediat vendase se “Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor.

Një zyrë e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizuar urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzuar ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Ajo kërkohet nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Më herët arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. Ajo është justifikuar përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj./albeu.com