Shqiptarët e ndiejnë veten jashtë punësimit në dogana
Shqiptarët në Maqedoni shprehin pakënaqësi nga të punësuarit shqiptarë në Doganat e Maqedonisë dhe trajtimi që u bëhet atyre në këto dogana.

Për këtë gjendje ato bëjnë përgjegjës zv. drejtorin shqiptar Lavdrim Veliu, i cili sipas tyre jo vetëm që nuk ka arritur ta avancojë procesin e përfaqësimit në Dogana, por madje ka humbur disa nga postet që mbanin shqiptarët para ardhjes së tij.

“Kujt i shërben zv. drejtori i doganave të Maqedonisë? Deri tani, mediat janë marrë disa herë me gjuhën shqipe, me çështjen e doganave të Maqedonisë, në veçanti me zv. drejtorin shqiptar i cili që nga emërimi i tij jo vetëm që nuk ka avancuar pozitën e shqiptarëve në këtë institucion mjaft të rëndësishëm për shqiptarët, por përkundrazi, ai nuk ka arritur ta mbajë edhe atë që e kanë arritur paraardhësit e tij. Edhe pse kuadrot shqiptarë emërohen me qëllim avancimin e pozitës së shqiptarëve dhe mbrojtjen e tyre, kjo nuk ndodh me zv. drejtorin e doganave”, shkruhet në Letrën e të punësuarve shqiptarë në Doganë. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2015, ora 15:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori