Shqiptarët e duan koalicionin BDI-PDSH
Në një sondazh të portalit "Zhurnal" ku ngrihej pyetja nëse qytetarët shqiptarë janë dakord për një koalicion BDI-PDSH në Zgjedhjet e ardhshme Lokale 2013, pjesa dërrmuese e tyre kanë votuar me po.

Pro koalicionit hipotetik mes dy forcave më të mëdha poltike shqiptare në Maqedoni janë përgjigjur 43.71 % ose 2181 e të anketuarve, "Kundër" 38.32 % apo 1912 pjesëmarrës në anketë, ndërsa me "Nuk e di" janë përgjigjur 17.98 % apo 897 e të anketuarve.

Pavarësisht këtij sondazhi, vetë liderët dhe përfaqësuesit e dy forcave poltike janë shprehur kundër këtij koalicioni, megjithëse PDSH e Menduh Thapit e dha një sinjal të tillë përsa i përket Komunës së Kërçovës por që u injorua nga BDI. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2012, ora 16:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori