Arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, tenton t’i ikë policisë por kapet “mat” me orë Rolex, bizhuteri dhe para

Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar pasi ka vjedhur një apartament në Albro, në Genova. Ai u arrestuar nga policia pas një ndjekje nëpër shkurret që të çonon në lagjen San Martino, ndërsa bashkëpunëtori i tij ndodhet në arrati.

I riu shqiptar u ngjit në tarracën e vilës, hyri brenda dhe filloi të rrëmonte në çdo dhomë. Dëshmitar i skenës ishte një fqinj, i cili duke e ditur që pronarët ishin me pushime, dhe menjëherë telefonoi policinë.

Agjentët mbërritën brenda pak minutash dhe panë dy shqiptarë të hidheshin nga tarraca duke ikur më pas drejt pyllit.

Ndjekja mes shkurreve dhe vegjetacionit filloi derisa njëri nga të dy përfundoi në një pikë të verbër në via Lagustena ndërsa tjetri arriti të shpëtonte. 30-vjeçari tentoi të godiste policët, por u ndalua. Ai kishte marrë një Rolex floriri, bizhuteri dhe 980 euro cash./albeu.com


Shtuar 4.09.2022 14:58