“Bashkëpunim me të gjithë aktorët shqiptarë”, Fleckenstein merr detyrën e rëndësishme

Ish-eurodeputeti dhe ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein është emëruar këshilltar i Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë për Integrimin.

Tanimë këshilltar i Gramoz Ruçit, Fleckenstein është anëtar i Partisë Social Demokratike në Gjermani.

Pas marrjes së detyrës së re, Fleckenstein u shpreh kështu në Twitter:

“I lumtur që filluam punën drejt anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit Presidentit të Parlamentit për besimin e tij. Mezi presim bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë.”


Shtuar 22.05.2020 11:36