Keisi nxjerr “jashtë loje” Stresin, shfaqet në krahët e djalit misterioz (FOTO LAJM)

Ish-partnerja e Stresit, Keisi Bezhani, është shfaqur krah një djali misterioz.

“Dosja” ka publikuar foton kur Keisi shfaqet e buzëqeshur dhe e lumtur krah tij, duke konsumuar verë.

Madje në një moment, Keisi shfaqet duke e ledhatuar në mjekër, ndërsa buzëqeshin para kamerës. Videoja është publikuar në rrjetin social të djalit, ndërsa Keisi ka vendosur që të fshehë çdo gjë lidhur me djaloshin që i ka marrë zemrën.

Edhe pse me dokumente ajo vazhdon që të jetë e martuar me reperin shqiptar, duket se gjithçka ka mbetur vetëm në letër dhe se ndarja me Stresin është përfundimtare.

Kujtojmë se ata u martuan rreth 2 vite më parë, pasi e bënë publike marrëdhënien e tyre./albeu.com/


Shtuar 12.05.2022 20:13