"Shqipëri Etnike" mbi anijen "Maqedonia"
Anija "Maqedonia", e cila gjendej e ankoruar në bregun e Liqenit të Ohrit, është gdhirë mëngjesin e sotëm me parullën "Shqipëria Etnike" të shkruar në pjesën anësore të saj. Portali maqedonas "Sky.mk" ka publikuar foton ku shihet parulla e shkruar në shqip fare pranë emrit që mban anija "Maqedonia".

Ndërkohë mësohet që Policia ka nisur hetimet për të mësuar autorët e këtij akti. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2012, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori