Shqerbak: Kriza në Maqedoni të zgjidhet brenda institucioneve e jo në rrugë
Ambasadori rus, Oleg Shqerbak është shprehur se zgjidhja për krizën në Maqedoni duhet gjetur nga qytetarët e saj në kornizasistemit ekzistues juridik dhe në institucionet demokratike.

"Jemi të bindur se populli në Maqedoni me traditat e saja të luftës për pavarësi nacionale nuk do të lejoje që vendi të futet në kaos, të rrënohen themelet e shtetësisë së saj dhe stabilitetit të brendshëm.

Vlerësojmë se zgjidhja e krizës duhet gjetur nga vet qytetarët e Maqedonisë në kornizasistemit aktual juridik dhe të institucioneve demokratike. Do të dëshiroja të theksoj se përforcimi i paqes dhe stabilitetit në rajon është një Maqedoni prosperuese dhe e pavarur”, deklaroi ndërmjet tjerash Shqerbak. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori