Raketat ruse bombardojnë konsullatën shqiptare në Ukrainë

Raketat ruse kanë goditur mbrëmjen e së dielës konsullatën e nderit të Shqipërisë në qytetin ukrainas të Kharkovit.

Lajmi është bërë i ditur nga Minsitria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes një postimi në twitter.

Ndërkohë që konsullata shqiptare konfirmon se stafi i saj është i sigurtë dhe se nga sulmi nuk ka patur viktima.

Ministria e Jashtme shqiptare e dënoi sulmin në Twitter.


Shtuar 7.03.2022 18:37