Shpërthen një bombë në Maxhari të Shkupit
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmë në lagjen MaxhariShkupit.

Sipas policisë, mjeti shpërthyes granatë dore, ka shpërthyer në afrësi të shtëpisë së shtetasit D.S. 56 vjeç.

Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale, pasi janë thyer xhamat e dritareve pranë shtëpive dhe një automjet në pronësi të shtetasit M.T. 21vjeç.

Policia është duke hetuar ngjarjen dhe për të zbuluar autorin. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2016, ora 13:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori