Shpërthen bombola në Gostivar, një person në gjendje të rëndë
Një person është lënduar sonte nga shpërthimi i një bombole gazi në një banesë në qytetin e Gostivarit.

Nga lëndimet dhe djegiet e shumta në trup, i lënduari nga Spitali Gostivait, menjëherë është dërguar për në Klinikat e Shkupit, raporton FLAKA.mk

Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në katin e tretë të një objekti kolektiv banesor pranë qendrës tregtare “Javor”.

“Rreth orës 20:00 kemi marrë informatë për një shpërthim në Gostivar. Në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe nga kjo është lënduar një person. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thanë për FLAKA, punëtorët nga Njësiti Zjarrfikës që ishin në vendngjarje.

SPB – Tetovë konfirmon rastin dhe thotë se bëhet fjalë për një burrë të moshës 49 vjeçe që është lënduar. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 22:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori