Shpëtohen udhëtarët që ngecën në teleferik (VIDEO)
Pëlqej
Dhjetëra qytetarë janë bllokuar mbrëmë në teleferikun mbi Shkup, si pasojë e motit të keq me shi dhe me erë të fortë.

Qytetarët vizitorë për disa minuta kanë qëndruar të bllokuar brenda kabinave të teleferikut, por me ndërhyrjen e punonjësve të Ndërmarrjes Publike të Transportit në Shkup, ata janë nxjerrë dhe janë dërguar në pjesën e poshtme të qytetit.

Drejtori i kësaj ndërmarrje, Miso Nikolov tha se arsyeja e bllokimit të udhëtarëve ka qenë ndërprerja e energjisë elektrike, për shkak të kohës së keqe. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori