Shpërthim i fuqishëm në Shtip të Maqedonisë
Një shpërthim i fortë u dëgjua sot në Shtip nga shpërthimi i bombës së rëndë 250 kg me lëndë shpërthyese 160 kg TNT.

Bomba ka qëndruar 25 ditë në ambient të hapur, pasi ajo është gjetur gjatë gërmimit të themeleve të fabrikës së re të autobusëve Van Hool, shkruan “TetovaSot”.

Shpërthimi i kontrolluar është kryer nga ARM-ja në bashkëpunim me piroteknikë profesionale dhe se nuk ka shkaktuar asnjë dëm material në objektet përreth.

Ushtria vendosi të shpërthente nga skajet e jashtme të bombës me dinamit, fuqia e shpërthyese e së cilës ishte drejtuar tek predha, që të dyja mbyshjet kanë neutralizuar njëra-tjetrën.
Shtuar më 25/07/2017, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori