Shpërthen Ziadin Sela: PDSH-ja nuk është pronë e askujt, por është parti e popullit (FOTO LAJM)
Kryetari i komunës së Strugës dhe njëkohësisht edhe iniciues i nismës për reformim në PDSH, Ziadin
Sela ka mbajtur një fjalim në komunën e Zhelinës.
Sela theksoi në këtë takim se Partia Demokratike Shqiptare nuk është pronë individësh, por është partia e popullit dhe se në krye të saj ka një person
manipulator, siç është Menduh Thaçi.
“PDSH-ja është
parti kombëtare, opsion kombëtar e keqja ka qenë se në krye të këtij subjekti ka qenë një
manipulator, një njeri i cili ka manipuluar vullnetin e shqiptarëve andaj është e radhës që t’ju kërkojmë falje gjithë shqiptarëve, sidomos që kam ndikuar qe një
manipulator dhe një mashtrues të ndihmojë të mbijetojë në skenën politike. Ju kërkoj ndjesë se kam mbajt gjallë një njeri të Mihajllkovit”, tha Ziadin
Sela, transmeton TetovaSot.
Sela theksoi më tej se Menduh Thaçi është fajtor që shumë fëmijë nuk i kanë baballarët e tyre mes tyre, por në burgje dhe shtoi se PDSH-ja do jetë
parti e shpresës kur të ikë Thaçi./albeu.com/
Shtuar më 28/09/2014,
ora 09:41