Është djegur një banesë në ndërtesat “Binjaket” në lagjen Karposh 4 të Shkupit.
Sipas informacioneve të para, banesa në të cilën ka shpërthyer zjarri është në katin e 16, rreth orës 10:00.
Ndërsa mësohet se shkak i zjarrit ka qenë shpërthyerja e bombolës së
gazit.
Në terren kanë
dalur zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shpëtojnë pronarin, i cili ka kërkuar ndihmë nga tarraca.
Shumica e qytetarëve janë evakuuar nga ndërtesa,
ndërsa në vendin e ngjarjes ka arritur edhe ndihma e shpejtë.
Shtuar më 24/05/2019,
ora 11:08