Shpërthen aktori për vrasjen e Almirit: O Ali o Menduh a keni fëmijë ju?
Vetëm një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kumanovë ku një shtetas sllavomaqedonas pas një sherri shtypi fëmijën 4 vjeçar të një prindi shqiptar, kanë qene të shumta reagimet e figurave të njohura. Aktori i mirënjohur nga Tetova, Xhevdet Jashari-Arifhikmeti, nuk ka mund të hesht e të mos përballet me liderët politikë shqiptar, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci, pas vrasjes makabre të fëmijës 4 vjeçar.

Mllefi dhe keqardhja e Jasharit është shprehur vazhdimisht në faqen e tij në FB, ndërkohë ditën e sotme ai u është drejtuar direkt Menduh Thacit dhe Ali Ahmetit.

Lexoni më poshtë reagimin e Jasharit:

“O ju Ali-a o ju Menduh-a o ju deputet te popullit, o nuk e di kush jeni atje qe ju kena dergu e votu, a keni femij ju, a e dini more sa shume rrande eshte, a e keni ndegju morre ju vajin e vellaut 7 vjecar se si qane per vellaun e tij 4 vjecar a keni ju meshire a keni ju Zot!!!

Po nji fjali more nuk e thate as edhe nji te vetme!!!

Yf Jazzek!!!”/Albeu.com/
Shtuar më 03/07/2016, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori