Përgatisni petulla me patate, kjo është receta e thjeshtë që do t’i japë lezet fundjavës suaj

A keni provuar ndonjëherë petulla me patate? Nëse jo, kjo është receta  nga Zonja Albana e cila do t’i shtohet listës së gatimeve tuaja sepciale.

Përbërësit:
3 patate mesatare
1 lç kripë
1 vezë
1 fç lëng patate
1 lç maja e thatë
1 lç sheqer
450-500 gr miell
1 lgj vaj misri

Përgatitja:
Fillimisht ziejmë patatet. Nga uji i zierjes së tyre mbajmë një gotë. I presim patatet në copëza të vogla, i vendosim në një enë ku shtojmë vezë dhe kripë. I shtypim mirë patatet duke i kthyer në pure. Shtojmë më pas lëngun e zierjes së tyre, majanë e thatë, sheqerin dhe miellin. E punojmë mirë brumin dhe në fund shtojmë vajin. E mbulojmë brumin me pecetë për 30 minuta.
Pasi brumi të ketë ardhur, lagim duart me pak vaj dhe e ndajmë brumin në dy pjesë, më pas e ndajmë në toptha mesatare. E lemë përsëri të pushojë për 7-10 minuta. Më pas i skuqim petullat në vaj të bollshëm derisa të marrin ngjyrë të artë.


Shtuar 21.05.2022 10:57