Shpërthejnë mediat greke: Austria po na bën presion për Maqedoninë
Pati jeohonë në media deklarata e Ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebatsian Kurc, i cili tha se Greqia duhet ti heqë bllokadën Shkupit, që Maqedonia të mund të anëtarësohet në NATO dhe në BE.

Pas kësaj deklarate, kanë shpërthyer mediat greke, të cilat kanë hapur faqet e para të gazetave me tituj të tillë si "Austria po na bën presion për Shkupin", "Provokim nga ministri i Jashtëm austriak" etj.

Sipas mediumeve në Greqi, deklarata e Kurc hap konflikt me shtetin grek, i cili e ka bllokuar Maqedoninë në rrugën e saj euro-atlantike, për shkak të kontestit të pazgjidhur të emrit. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2014, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori