Shpërblehet foshnja e parë e lindur në '11 në Tetovë
Sekretarja e komunës së Tetovës, Drita Memeti, në emër të kryetarit të komunës Prof. Dr. Sadi Bexheti, ka shpërblyer foshnjën e parë të lindur në vitin 2011">2011. Sipas mjekut kujdestar në klinikën spitalore të Tetovës, foshnja e lindur në orët e para të vitit 2011">2011 është e gjinisë mashkullore dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Sekretarja e komunës së Tetovës, Drita Memeti, pasi i uroi shëndet e jetë të gjatë tha se komuna e Tetovës në vazhdimësi do të bëjë përpjekje për sigurimin e kushteve më të mira jetësore për të rinjtë, duke bërë të mundur krijimin e një ardhmërie më të mirë për të gjithë.
Shtuar më 03/01/2011, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori