Shpend Ahmeti reagon më në fund ndaj akuzave për favorizim të biznesneve
Kryekomunari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar më në fund në lidhje me akuza të hedhura në media se vartës të tij ndihmojnë biznese të caktuara që të fitojnë tendera.

Në disa audioincizime të publikuara nga Insajderi, Drejtori i Ndërmarrjes Banesore në Prishtinë, Nexhat Kryeziu, dhe kryesuesi i Bordit të kësaj ndërmarrjeje, Liridon Latifi, kanë planifikuar dhe zbatuar një skemë të prishjes së një konkursi për dhënien me qira të lokaleve komunale afër Katedralës. D

uke qenë të pakënaqur me fituesit e konkursit publik, ata e kanë anuluar konkursin pasi nuk e fituan dy persona të tjerë, përkrahës të Vetëvendosjes.

Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti thotë se mandati i tyre ka përfunduar që në janar duke kërkuar që të kryhen hetime gjithsesi për atë që ka ndodhur.

Reagimi i Shpend Ahmetit

Dje në gazetën Insajderi është publikuar një audio incizim I drejtorit të Ndërmarrjes Publike Banesore me një anëtar të bordit ku dëgjohet biseda për konkurs të lokaleve dhe favorizim të bizneseve. Sipas atij audio incizimi, njeri person i thote tjetrit se në qoftë se nuk fitojnë ato kompani, ai konkurs duhet të anulohet.

Nuk dua që të hy në insinuata politike fare, por dua të sqaroj opinionin se mandati I bordit dhe I drejtorit ka skaduar në fillim të këtij viti. Që nga janari aksionarët kanë kërkuar që të lirohen zyrat dhe që bordi të mos merr vendime sepse nuk ka mandat por pa sukses. Së fundmi kemi kërkuar ndihmë edhe nga policia që këta persona të largohen për shkak të faktit se nuk kanë mandat.

Komisioni vlerësues ka bërë punë të shkëlqyeshme sipas kritereve dhe ku nuk është favorizuar askush. Nuk e pata kuptuar se si bordi pa mandat anulon punën e Komisionit. Por tani po e kuptoj. Ne emailin e anulimit te derguar atehere e qe e keni ne foto me poshte, nuk ipet arsye per anulim. Ne audio incizim kuptohet pse.

Kjo është e papranueshme.

Besoj se tash edhe Kuvendi Komunal e ka të qartë se cfarë kanë bërë në mbledhjen e fundit. Bëj thirrje që menjëherë të lirohen zyrat e NPB nga ata që janë pa mandat. Vendimet e aksionarëve si personat e vetëm legjitim për vendimmarrje duhet të zbatohen menjëherë. Ftoj aksionarët që të shpallin konkursin për bord.

Po ashtu ftoj prokurorinë dhe policinë e krimeve ekonomike të hetojë edhe konkursin e lokaleve edhe veprimet e fundit të njerëzve jolegjitim në NPB.
Shtuar më 06/06/2018, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori