Shpat Iseini për Albeu.com: RDK ka vetëm një kryetar, Vesel Memedin
Pas publikimit në Portalin Albeu të lajmit me titull: "RDK-ja e Veselit apo RDK-ja e Zendelit?" në redaksinë tonë ka ardhur një reagim nga kryetari i Forumit Rinor të RDK-së, Shpat Iseini.

Në përgjigjen e tij Iseini shkruan se, mediat duhet të respektojnë e-mailin zyrtar partiak me të cilën RDK-ja funksionon nga viti 2011.

Ja reagimi i plotë i Shpat Iseinit për Portalin Albeu:

"I nderuari dhe i respektuari redaktor i Albeut z.Aurel Rakipllari

E ndjej si obligim të të njoftoj lidhur me lajmin që keni lansuar pak më parë se e kujt është RDK-ja? Duke marrë parasysh situatën politike që mbizotëron në vend dhe nga pozicioni i hierarkisë partiake në të cilëm gjendem, ju konstatoj se e-maili zyrtar i partisë ka qenë dhe ngelet ai i mëparshmi, [email protected] Ka tendenca të lloj-llojshme për të dëmtuar RDK-në në mënyra të ndryshme, andaj me korrektësi ndaj jush dhe mediave apo portaleve duhet të respektoni emailin zyrtar partiak me të cilën RDK-ja funksionon nga viti 2011.

Ju falemenderit, Kryetari i forumit rinor, Shpat Iseini". /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2016, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori