Shpallet situatë krize elektroenergjetike
Qeveria ka shpallur situatë krize elektroenergjetike në shtet, me rekomandime për kursim, por tani për tani nuk ka restriksione dhe paralajmërim për rritje të çmimit të rrymës, njoftuan sit në konferencë për shtyp zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe ministri i Ekonomisë, Vlladimir Peshevski dhe Valon Saraçini me udhëheqësinë e ELEM-it dhe MEPSO-s.

"Vendimi për situatën e krizës është për shkak të paraqitjes së shkeljes serioze në funksionimin e sistemit elektroenergjetik dhe pamundësisë për qëndrueshmërisë së tij funksionale, mungesës së energjisë elektrike në sistem, i ndjekur me pamundësi për import, kotat ekstrem të ulta të akumulacioneve për shkak të kushteve vazhdimisht të pavolitshme hidrometeorolgjike, si dhe rritje ekstreme të konsumimit të energjisë elektrike për shkak të temperaturave ekstrem të ulta në vazhdimsi", e sqaroi Peshevski vendimin që e mori Qeveria në seancën e mbrëmshme, kur njëheri vendosi që deri më datën 29 të këtij muaji ta kufizojë eskportin e rrymës së prodhuar në shtet.

Sipas Peshevskit, sigurisht do të tentohet që amvisëritë të mbrohen dhe te to nuk do të lejohen restriksione. Paralajmëroi se mund të ndodh të ketë prishje të mëdha të përçuesve elektroenergjetik, për sanimin e të cilave do të duhet kohë, por, siç theksoi, kjo nuk duhet të kuptohet si restriksion.

Peshevski dhe Saraçini apeluan deri te qytetarët t'i ndërmarrin të gjitha amsat për zvogëlimin e konsumimit të energjisë elektrike.

"Nuk ka hapësirë për panikë dhe brengosje për prishje serioze të sistemit elektroenergjetik, por të gjithë qytetarët, amvisëritë dhe kompanitë duhen të kenë përgjegjësi", tha Peshevski, raporton Ina.

Masat shtesë për kursim që i ak konfirmuar Qeveria, informoi Saraçini, përfshijnë shkyçje të të gjitha reklamave me dritë, vendosje në minimum të ndriçimit të rrugëve, shesheve dhe objekteve tjera, si dhe ndalesë për përdorimin e rrymës për ngrohje shtesë.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të SHA ELEM Vllatko Çingovski, ka mungesës erioze të energjisë elektrike, por derisa ka mundësi për kursim, nuk mendohet për rritje të çmimit të rrymës.
Shtuar më 13/02/2012, ora 17:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori