Shpallet gjendje krize në një pjesë të Maqedonisë së Veriut
Qeveria në seancën e sotme miratoi vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe tranzitit të imigrantëve në vend.


Vendimi u mor pasi Qeveria rishikoi informacionin nga seanca e gjashtë e Komitetit Drejtues për Koordinimin dhe Menaxhimin e Krizave, të mbajtur më 26 qershor 2020.

Gjendja e krizës e përcaktuar me këtë vendim do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi të saj, pra nga 2 korriku.

Sipas Qeverisë, kjo do të aktivizojë Shtabin e Përgjithshëm të Qendrës së Menaxhimit të Krizave, e cila vazhdimisht do të jetë në një seancë të përhershme.

“Me këtë vendim, Qeveria udhëzoi Shtabin e Përgjithshëm të Qendrës së Menaxhimit të Krizave të përgatisë një plan veprimi për parandalimin dhe ballafaqimin me hyrjen dhe kalimin e imigrantëve nëpër territorin e Maqedonisë së Veriut, si dhe një përmbledhje të plotë të burimeve njerëzore dhe materiale-teknike të disponueshme dhe një plan për veprim të koordinuar, ndërsa organet e administratës shtetërore të ndërmarrin masa dhe aktivitete në përputhje me rregulloret për menaxhimin e krizave”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

/Telegrafi/
Shtuar më 30/06/2020, ora 19:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori