ShMP “Jahja Kemal” vazhdon traditën në skenën ndërkombëtare
19 nxënës të shkëlqyer nga vendi ynë edhe një herë me krenari prezantuan vizionin e ri shkencor të Republikës së Maqedonisë së Veriut përpara skenës ndërkombëtare.

789 projekte nga mbi 50 vende të ndryshme dhe mijëra pjesëmarrës, të kvalifikuar në finalen të “Genius 2019 project olympiad” e mbajtur në univerzitetin shtetëror Oswego në Nju Jork, SHBA.

Nxënësit nga Maqedonia kanë garuar në pesë kategori (shkencë, biznes, art, robotikë dhe shkruarje të eseve)

ShMP “Jahja Kemal” mori pjesë me 18 projekte dhe 19 nxënës me çka arritën shumë çmime dhe rezultate tepër të mira. Këto janë rezultatet që janë arritur:

Medalje të artë: Ivana Matoska, Dunja Rashkova.

Medalje argjendiː Mihaela Hagjinska, Xhavit Kreci. Daniela Miloshoska, Eranda Ajdini, Maria Ivanoviq, Bejza Ismail, Nikola Naqev dhe Josif Tepegjozov.

Medalje bronzi: Dea Rajhl, Marija Brajkovsk, Albin Aliu dhe Teodora Smiljevska.

Mirënjohjeː Dren Kaliqi, Iva Jorgusheska dhe Nesibe Deliktash.
Shtuar më 16/07/2019, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori