ShMP "Jahja Kemal", tradicionalisht mbanë simulim të pritjes diplomatike

Shkollën e Mesme Private "Jahja Kemal" në Strugë më 28 dhjetor, tradicionalisht u mbajt një simulim i pritjes diplomatike për studentët e vitit të katërt, transmeton Zhurnal.

Nga udhëheqësia e SHMP "Jahja Kemal" thonë se si shkollë më e vjetër private përpiqen të jenë pionierë në të gjitha risitë në sistemin arsimor, e veçanarisht në fushën sociale dhe jo formale.

"Përkatësisht, në këtë pritje, e cila është pjesë e trajnimit praktik në shkollë, nxënësit fitojnë aftësi për organizimin e ngjarjeve formale, aderimin në protokoll dhe rëndësinë e diplomacisë në jetën e përditshme", thonë nga "Jahja Kemal".

Ndryshe, ky eveniment tradicional përfshin mysafirë nga institucione të ndryshme vendore dhe shtetërore, por këtë vit, studentët kanë shprehur dëshirën për të ftuar bordin e drejtorëve të shkollës.
Shtuar më 31/12/2019, ora 10:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori