ShMP “Jahja Kemal” nikoqir i "OWLYPIA-Sfida e Intelektualëve 2019"

Sfida e Re për Rininë në Republikën e Maqedonisë - OWLYPIA-Sfida e Intelektualëve 2019, raundi lokal do të mbahet në ShMP "Jahja Kemal " - Shkup.

Organizmi i sivjetshëm i garave ndërkombëtare për dije Owlypia do të mbahet në hapësirat e ShMP “Jahja Kemal” në Shkup.

Owlypia është një garë ndërkombëtare mjaft emocionuese për nxënësit e moshës nga 11-14 vjeç dhe 15-18 vjeç;. Owlypia ka për qëllim që të inspirojë kërshërinë intelektuale të secilit nxënë ose student të ri dhe ka një temë qendrore për çdo vit. Në Owlypia, nxënësit mund të marrin pjesë në tre gara: Owlympia- Internet, Owlympia Lokal dhe Owlympia Global ( Universiteti i Kembrixhit dhe universiteti Harvard).

ShMP “Jahja Kemal” janë krenar që janë nikoqir të kësaj gare ndërkombëtare mjaft emocionuese dhe interesante e cila do të organizohet me 23- 24 nëntor 2019 në ShMP “Jahja Kemal” në Shkup.

Me pjesëmarrjen në një garrë të sfidave ekipore në pesë sfera tematike intelektualët e rinj do ti shfaqin idetë e tyre kreative , do ti zhvillojnë shkathtësitë e tyre shumëdimensionale akademike, do ta prezantojnë potencialin e tyre, do të ndërtojnë vetëbesimin, do të zhvillojnë shkathtësi për punë ekipore dhe do të krijojnë shoqëri apo miqësi të reja.

Sfidat ekipore:Puna në grupe nga tre student të cilët do të ballafaqohen me pesë sfida të ndryshme në pesë lëndë për gjatë dy ditëve. Sfidat ekipore për dije dhe njohuri, Pen Daun fjalim-dije, improvizim dhe shpirti ekipor.

Owlypia përbëhet nga pesë tema të cilat janë studime sociale, art dhe dizajn, literatur dhe kultur, shkenca, teknologjia dhe ekonomi biznes. Nxënsit zgjedhin një nga pesë lëndët dhe përgatiten për konkursin me shfrytëzimin e resurseve të përmendura për atë lëndë.

Nëse kënaqeni duke menduar, shkruar dhe folur në mjediset sociale dhe akademike stimuluese, atëherë kjo është një sfidë për Ju.
Shtuar më 05/11/2019, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori