Shlyeja e borxheve të prapambëtura, qeveria kërkon hua të re
Përpara se të fillojë me shlyerjen e borxheve të prapambetura, qeveria e Maqedonisë kërkon hua të reja nga kreditorët vendas. Kështu, qeveria maqedonase ndjek strategjinë e huazimit shumëvjeçar, ndërkohë që në të njëjtën kohë duhet të kthejë shuma të mëdha të borxheve të vjetra.

Nëpërmjet shitjes së letrave me vlerë, qeveria maqedonase kërkon nga kreditorët e brendshëm hua prej 6 milionë euro.
Në gjysmën e parë të këtij viti janë parashikuar të bëhen 12 emetime, ndërsa po gjatë kësaj periudhe qeveria duhet të shlyejë 400 milionë euro nga borxhet e prapambetura.

Sipas të dhënave të qeverisë së Maqedonisë, ajo u detyrohet kreditorëve vendas një miliard euro. Të gjitha statistikat e huamarrjes dhe afatet e shlyerjeve të tyre tregojnë se qeveria shfrytëzon strategjinë e shfrytëzimit të huazimit afatgjatë.

Borxhi i përgjithshëm i Maqedonisë zë 45.5 për qind të prodhimit bruto vendas. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori