Shkurtohet procedura penale, ligji i ri prej 1 dhjetorit
Më ligjin e ri për procedurë penale, i cili pritet të hyjë në fuqi që prej 1 dhjetorit, ndryshon tërësisht konceptin e prtocedurave të deritanishme e disejnuar si hetim zyrtar i gjykatës. Opinioni nuk është shumë njoftuar ende me reformat e reja, çfarë ka sjellë të shtrohet shpeshherë pyetja: çfarë do të ndryshojë në të vërtetë?...

Sipas ekspertëve të drejtësisë, pjesëmarrës në grupin e punës për ndryshimin e ligjit, largimi nga paternalizmi gjyqësor nuk është ndryshimi i vetëm i hetimit të gjykatave me prokurorinë.

Hetimi policor dhe i prokurorisë me sistemin e ri plotësohen mes veti dhe bashkohen, kurse hetimi gjyqësor praktikisht tejkalohet, por zëvendësohet me hetimin formal të prokurorisë.

"Ideja është që procedura e hetimit të shpejtohet me faktin që nuk do të ketë hetim të gjykatës, që deri më tash realisht edhe nuk ka qenë hetim, por shfaqje të dëshmive që në fazën e hetimit ose e një lloji të ‘gjykimit para gjykimit’", tha për DW, Gordana Kallajxhiev, profesoreshë në Fakultetin juridik në Shkup. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2013, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori