Shkupjanja 15-vjeçe ikën në Siri
Pëlqej
Një vajzë e mitur nga Shkupi, vetëm 15-vjeçe dyshohet se është nisur drejt Sirisë.

Vajza ka jetuar bashkë me familjen e saj në Liezh të Belgjikës.

Ajo ka ardhur në Maqedoni gjatë verës tek gjyshja dhe prej këtej është arratisur drejt shtetit sirian.

“E mitura e lindur në Shkup dhe që me prindërit e saj jetonte në Belgjikë, disa herë gjatë vitit vinte në Maqedoni dhe qëndronte për pushime tek gjyshja e saj. Ajo këtë vit kishte mbërritur më 30 qershor dhe se kishin udhëtuar të vetme deri në Shkup pa shoqërimin e prindërve”, ka bërë të ditur MPB-ja.

Mesohet se 15-vjeçarja ka marrë në telefon prindërit e saj, duke iu thënë se është shëndoshë e mirë dhe se "nuk kishte nevojë të kujdeseshin për të". /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori