Juve publikon listën për Champions, përfshihet dhe Chiellini

Juventusi e ka publikuar listën për ndeshjet e mbetura të Ligës së Kampionëve ku bie në sy rikthimi i Giorgio Chiellinit.

Bianconerët do të përballen me Olympique Lyonin në raundin e eliminimit direkt me 26 shkurt.

Emre Can kishte mbetur jashtë listës në verën e shkuar, por ai u largua drejt Borussia Dortmundit.

Merih Demiral tani është larguar pas lëndimit, por është kthyer Chiellini i cili po punon që të jetë në fushë së shpejti pas operimit.

Ekipi i Juventusit: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Cuadrado, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi, Buffon.


Shtuar 3.02.2020 20:36