Zenit-Chelsea, urgjencë në mesfushë për Tuchel, pa 3 mesfushorët kryesorë

Chelsea është duke u përgatitur për të mbyllur grupin e saj Champions League në Shën Petersburg kundër Zenit, i vetëdijshëm që ka për të fituar apo të rrezikojnë vendin e parë të grupit në favor të Juventusit që luan në shtëpi ndaj Malmos.

Për udhëtimin rus, trajneri Tuchel do të duhet të bëjë pa Kovacic (pozitiv me Covid), Kante, Jorginho, Chalobah dhe Ben Chilwell, të cilët nuk do të marrin pjesë. Nga ana tjetër, Kai Havertz rikuperohet në limit. /albeu.com/


Shtuar 7.12.2021 16:32