Shkupi të pranojë dorën e zgjatur të Athinës
Një grup deputetësh të Parlamentit Europian kanë tentuar të bindin ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, të pranojë ofertën e Athinës për të zgjidhur kontestin e emrit të Maqedonisë dhe me këtë të fillojnë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas asaj që raporton gazeta serbe "Beta", cituar nga "Zhurnal" gjatë diskutimit të djeshëm në Parlamentin Europian është thënë se Maqedonia është e gatshme të fillojë negociatat aderuese me BE, porse "pengesë mund të bëhen mospajtimet për pozitën e maqedonasve me nënshtetësi bullgare".

Përveç kësaj, eurodeputetët i kanë kërkuar kryediplomatit maqedonas të sqarojë se çfarë do të bëjnë autoritetet e Shkupit për të parandaluar azilkërkuesit e rremë në BE.

Nikolla Poposki ka theksuar në anën tjetër se masat për azilkërkuesit janë ndërmarrë, sidomos ndaj komunitetit rom. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2012, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori