Shkupi të reagojë ndaj Serbisë për deklaratën e Daçiçit! (VIDEO)
Institucionet shtetërore duhet të reagojnë ndaj deklaratës së shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiç, i cili tha se Serbia ka gabuar që ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues.

"Daçiç e ka thënë deklaratën ose analizën me emocione, por kjo ka edhe pasoja tjera meqenëse të gjithë ne e dimë se vjen një kohë kur Serbia po ashtu fuqizohet duke marrë përkrahjen nga Rusia si dhe duke lënë hapësirë për zhvillimin e neonacizmit ose xixave tjera për konflikte të mundshme në rajon.

Kjo është çështje serioze dhe besoj se Serbia nuk e mendon me seriozitet atë që e ka thënë Daçiç", ka thënë analisti Albert Hani, për "Alsat".

Retorika e Daçiçit është e para e llojit të tillë nga ana e Serbisë, e cila është e habitshme dhe e pakuptueshme në angazhimet për marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe se ky qëndrim i tij është rezultat i ndikimit të dobët të diplomacisë së Maqedonisë, vlerësojnë nga Instituti për Politika Evropiane.

"Nga ana jonë e medaljes megjithatë, ajo tregon një politikë të jashtme të pafuqishme, pozita jonë bie pingul në rajon, dhe kjo është gjithashtu diçka që duhet të na brengosë.

Ajo që është urgjentisht e nevojshme për Maqedoninë, është rimëkëmbja e saj e brendshme e cila do mund të reflektohet më vonë me një politikë të jashtme të forcuar, dhe në çdo rast prioretizimi i marrëdhënieve me fqinjët", deklaroi Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.

Kujtojmë se shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiç ka thënë se vendi tij ka gabuar që ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues, kjo për shkak se Maqedonia ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se me njohjen e Maqedonisë serbët i kanë fyer vëllezërit e tyre grekë.

Ndërkohë kreu i Partisë Liberal Demokratike Çedomir Jovanoviç e ka cilësuar si të qëllimshëm qëndrimin e shefit të diplomacisë serbe. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017, ora 16:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori