Shkupi qyteti më i ndotur në Europë, Tirana e pesta
hkupi është qyteti më i ndotur në Evropë, sipas faqes Numbeo.com. Lajmi jepet nga mediat boshnjake, sipas të cilave, edhe kryeqyteti shqiptar Tirana përfshihet në mesin e 5 qyteteve më të ndotura në Europë.

Sipas të dhënave, ndotja në Shkup vlerësohet me indeksin 84.82 dhe vjen si shkak i industrisë së rëndë.

"Qytetarët shpresojnë se problemi do të zgjidhet në mënyrë sistematike, por deri atëherë ata kërkojnë shpëtim në malin Vodno, ku ikin për të thithur ajër të pastër për të paktën disa orë", shkruan portali boshnjak "24 Sata".

Pas Shkupit në vend të dytë vjen Moska e ndjekur nga Kievi, ndërsa në vend të katërt dhe të pestë janë Torino dhe Tirana. /albeu.com/

Shtuar më 17/01/2015, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori