E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Shkupi po e përdor si alibi veton greke
Eurodeputeti Jelko Kacin gjatë debatit të sotëm të organizuar në Bruksel ka shprehur shqetësimin se liderët maqedonas e përdorën veton greke për Shkupin si alibi për të mos zbatuar reformat.

“Unë shqetësohem se vetoja greke për Maqedoninë për nisjen e negociatave të saj, u shfrytëzua nga liderët maqedonas si alibi për të mos implementuar reformat”, deklaroi evrodeputeti Kacin. Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë nuk do të kenë prosperitet nëse mendojnë për të ardhmen. “Kthimi i diskursit politik maqedonas në histori do të prodhojë pasoja. Pohimet se maqedonasit aktual janë pasardhës të maqedonasve antik ka vënë në pikëpyetje edhe identitetin bullgar, duke marrë parasysh faktin se bullgarët dhe maqedonasit ndajnë shumë simbole të përbashkëta kulturore, gjuhësore dhe religjioze”, theksoi Kacin.

Në këtë debat mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për evrointegrime, Fatmir Besimi. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2013, ora 18:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori