Një viktimë e 18 të plagosur, pamje nga tërmeti që shkundi Turqinë (FOTO LAJM)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 goditi dje Turqinë, duke lënë 1 të vdekur dhe 18 të plagosur deri më tani.

Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja shihet qartë si është krijuar edhe çarje në tokë si pasojë e tërmetit të fuqishëm.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se në orën 5:25 tërmeti goditi rrethin Karliova. Një kullë vëzhgimi u dëmtua dhe tre forca të sigurisë u plagosën.


Shtuar 15.06.2020 06:29