Shkupi "përfshihet" nga verdhëza
Pëlqej
Gjashtë raste të reja brenda pak ditësh janë raportuar në Shkup vetëm nga sëmundja e verdhëzëz.

Me këtë rast, numri i të infektuarve nga verdhëza në kryeqytet ka shkuar në gjithsej 72 raste.

Numri më i madh i tyre, saktësisht 27 persona të infektuar me verdhëz janë të moshës 3 deri 14 vjec, 21 persona janë të moshës 29-40 vjec, 19 të infektuar janë të moshës 16-25 vjeç ndërsa 6 të tjerë janë të moshës madhore 48-55 vjeç.

Edhe në Shtip janë regjistruar katër raste të reja të verdhëzës me ç'rast numri i të infektuarave ka arritur shifrën 30 persona.

Partia opozitare, LSDM ka akuzuar kryeministrin Gruevski dhe partinë e tij, VMRO-në se nuk ka marrë masat e duhura për parandalimin e kësaj sëmundje. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori