E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Shkupi nisi masën ndëshkimore ndaj Kosovës
Në çdo pikë kufitare me Kosovën ka nisur pagesa e taksën për shtetasit e Kosovës që duan të hyjnë në Maqedoni. Sipas një zyrtari në pikën kufitare, aplikimi i kësaj procedure ka nisur për të gjithë shtetasit e Kosovës që nga mesnata.

"Po, ka nisur pagesa që duhet kryer dhe procesi po ecën me vështirësi, për shkak se bëhet fjalë për një masë emergjente dhe nuk dihet se si do të vijoj më tutje", thekson ai për INA.

Kjo ka bërë që shtetasit e Kosovë të irritohen për taksën që duhet të paguajnë në pikën kufitare, pasi sipas tyre është vendim që bllokon lëvizjen e lirë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

"Po pësojmë ne qytetarët e zakonshëm. Jemi nisur për kontroll në një spital në Shkup dhe tash na bie si barrë edhe kjo taksë”, theksoi Bekim L, nga Prishtina.

Sipas masës së vendosur, taksë prej 2 euro do të paguaj çdo shtetas i Kosovës që hyn në Maqedoni, 5 euro çdo makinë dhe 20 euro kamionët dhe autobusët me targa të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori