Shkupi ndodhet në rrezik nga reshjet e shumta
Pëlqej
Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) njofton se për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, pritet rritje e prurjeveujit në lumenjtë e vendit, posaçërisht në jug dhe në perëndim, mirëpo nuk priten vërshime. Në gjendje rreziku është pjesa qendrore e Shkupit, pasi që nuk përjashtohet dalja e lumit Vardar nga shtrati.

Autoritetet e Qytetit janë alarmuar dhe se kanë ndërmarrë masat e nevojshme. Në rrezik janë institucionet që janë buzë Vardarit, ku mësohet se bodrumet e tyre dhe hapësira të tjera janë vërshuar.

Rritje e prurjeveujit pritet të ketë në Treksë, Lumin e Zi dhe Lumin e madh në afërsi të Resnjës, si edhe prurjet e ujit nga Kozhufi, si edhe lumenjtë e rajonit të Gjevgjelisë dhe Vallandovës.

Reshjet e shiut dhe borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës, por nuk pritet të ketë vërshime. /albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori