Shkupi moratorium për negociatat për emrin
Pëlqej
Flamuri maqedonas
Po shqyrtohet mundësia e vendosjes së moratoriumit të negociatave për emrin, pas problemit të krijuar me të dhënat për Maqedoninë në faqen zyrtare të OKB-së.

Autoritetet maqedonase në Shkup kanë reaguar pasi që në faqen zyrtare të OKB-së në pjesën e të dhënave për Maqedoninë e shënuar si FYROM, pjesa ku duhet të figurojë gjuha zyrtare e vendit është e zbrazët dhe nuk është e shënuar gjuha maqedonase.

Kjo ka krijuar shqetësimin dhe debatet midis partive maqedonase, ndërsa burime pranë kreut shtetëror bëjnë të ditur për mediat qeveritare maqedonase, se mund të vendoset moratorium për mosvazhdimin e negociatave për emrin, në rast se OKB-ja nuk do të përmirësoj gabimin.

Burimet diplomatike nga Nju Jorku, bëjnë të ditur se është dhënë sinjali nga zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon për të përmirësuar gabimin, ndërsa jozyrtarisht merret vesh se diplomatët grek kanë kërkuar që të mos figurojë gjuha maqedonase.
Shtuar më 15/11/2010, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori