Shkupi mobilizon ekipet për t'u ballafaquar me motin e keq
Qyteti i Shkupit dhe Këshilli për siguri dhe shpëtim theksuan sot se janë të gatshëm të ballafaqohen me pasojat e motit të keq që paralajmërohet për ditët e ardhshme.

Sipas rekomandimeve të qeverisë janë mobilizuar ekipe nga të gjitha ndërmarrjet komunale të qytetit për parandalimin e dëmeve nga reshjet e paralajmëruara.

Nga qyteti i Shkupit informojnë se Shtabi disponon me 50 mijë thesë me rërë, kamionë, ekskavator dhë,e mjete të tjera ndihmëse, dhe nëse gjendja në terren përkeqësohet atëherë do të angazhohen edhe mekanizma shtesë.

Ekipet e mobilizuara të qytetitShkupit do të bëjnë kujdestari në të gjitha urat e lumit Vardar nga ku do të vëzhgohet niveli i ujit. Nga qyteti i Shkupit njoftojnë qytetarët të cilët mund të kenë nevojë për ndihmë të paraqiten në telefonin kujdestarë 195. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori