Në Tiranë dhe në Prishtinë kanë nisur me kohë përgatitjet për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë, ndërsa në Shkup, edhe pse u shënuan ngjarjet më të rëndësishme që i paraprin pavarësisë akoma nuk është ndërmarr asnjë iniciativë.
Që në fillim të
vitit 2011 institucionet shtetërore të Tiranës dhe Prishtinës, duke nisur nga Parlamenti dhe institucionet e tjera të shtetit kanë nis me përgatitjet për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë. Historianët janë të mendimit që
Shkupi duhet të jetë epiqendra e gjithë veprimtarive.
“
Shkupi patjetër duhet të jetë epiqendra e gjithë manifestimeve që ndodhin në trojet etnike
shqiptare, sepse këtu gjatë
vitit 1912 ndodhën ngjarjet më të rëndësishme që I paraprin shpalljes së pavarësisë”, thotë historiani Skënder
Hasani. Ai sqaron se më 12 gusht është çliruar
Shkupi, nga mijëra kryengritës, më 18 gusht të
vitit 1912 është arrit marrëveshja
shqiptare - osmane për njohjen e të drejtave autonome të shqiptarëve në perandorinë osmane, pastaj më 14 tetor të
vitit 1912 është mbajt Kuvendi i Shkupit ku u soll vendim që nga kërkesa e deri atëhershme për autonomi të shkohet në pavarësinë e Shqipërisë.
“Kryengritësit ishin të mendimit se aty ku ishte derdhur gjaku, aty ku ishte bërë sakrifica, aty dhe të shpallej pavarësia. Pasi delegatët u shpërndanë nëpër vendet e tyre dhe të ktheheshin në Shkup, plasi lufta Ballkanike dhe Shpallja e pavarësisë nuk u bë dot në kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, në Shkup, por më vonë, më 28 nëntor pavarësia u shpall në Vlorë për shkaqe sigurie”, thotë
Hasani, duke shtuar se
Shkupi e ka për obligim që të organizojë manifestime të ndryshme kushtuar 100 vjetorit të pavarësisë.
Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë planifikon që 12 -18 gushtin ta shpallin si javë të kulturës
shqiptare, ndërkaq që do të kërkojnë nga Parlamenti që 12 gushti të hyjë në datat historike. “Ne si shoqatë e shqiptarëve të Maqedonisë kemi nisur që të formojmë një grup për shënimin e këtyre datave të rëndësishme, por sa do të kemi sukses varret nga mbështetja institucionale që do të marrim”, thotë
Hasani, shkruan Lajmpress.
Shtuar më 22/08/2011,
ora 13:42