Shkupi kritikon zv.ambasadorin amerikan
Pëlqej
Shkupi zyrtar e ka kritikuar zëvendësambasadorin amerikan në Maqedoni, Barton Putni, pasi ky i fundit i është referuar maqedonasve duke iu thënë "sllovenë".

MPJ-ja e ka thirrur zëvendësambasadorin dhe ia ka shprehur kritikën e rastit.

"Emërimi i këtillë e sjell në pikëpyetje identitetin dhe i shkel ndjenjat e popullit maqedonas. Njëkohësisht, emërimi joadekuat i popullit maqedonas do të mund të ketë implikime negative në planin e jashtëm dhe të brendshëm-politik", i është thënë zëvendësambasadorit amerikan në Maqedoni, Barton Putnit. /albeu.com/

Shtuar më 22/09/2014, ora 15:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori