Shkupi, ja projektet për 2013-ën
Pas ardhjes së autobusëve të fundit dykatësh në kryeqytetin e Maqedonisë, edhe gjatë vitit 2013 planifikohet të ndërtohen ose të fillojnë të ndërtohen një seri investimesh kapitale.

Në malin Vodno të Shkupit ku është ndërtuar kryqi i lartë në vitin 2000 dhe gjatë vitit të kaluar edhe teleferik për tu ngjitur deri në maje të malit, tani do të ndërtohet edhe vendi i duhur për sportin e skive.

Nëpër qendrën e Shkupit planifikohet të fillohet ndërtimi i Tramvajit, një Luna-Park i ri, kurse teleferiku në Vodno do të fitojë edhe pjesën e dytë të projektit.

Në urbanizimin e qytetit planifikohet që të zgjerohen disa bulevarde, do të ketë komunikacion nëntokësor.

Në lumin Vardar do të ndërtohet edhe rrota panoramike, e ngjashme me atë të Londrës dhe qyteteve të tjera, si dhe do të vendosen anijet lundurese në Vardar. Pritet të ndërtohet Aqua-Park, kurse do të modernizohen dhe do të ndërtohen stacione moderne për pritje të autobusit nëpër qytet.

Do të rekonstruohet ura para objektit të ri të MPJ-së, por do të ndërtohet edhe kisha ortodokse pranë shtëpisë së Nënë Terëzës në Shkup.

Thuajse të gjitha projektet janë të parapra në të ashtuquajturin projekti “Shkupi 2014” që parasheh investime në pjesën maqedonase të qytetit.

Në pjesën shqiptare do të vazhdojë të ndërtohet faza e dytë e sheshit "Skënderbeu", kurse në Shkup do të vendosen edhe përmendoret e tre heronjve shqiptarë Nexhat Agolli, Josif Bageri dhe Pjetër Bogdani.

Në momentin e miratimit të "Buxhetit 2013" partitë opozitare shqiptare kishin reaguar duke theksuar se investime kapitale nuk ndërtohen edhe në pjesët shqiptare të Shkupit dhe në qytete tjera të Maqedonisë perëndimore, shkruan Portalb. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013, ora 11:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori