Pedagogët kërkuan rritje page, Rama: Me forcë dhe ultimatume, nuk përfitoni asgjë nga kjo qeveri

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestën e pedagogëve ndërsa u shpreh se pagat do të rriten, por me forcë dhe ultimatum nuk do përfitojnë asgjë nga kjo qeveri.

‘Më vjen shumë keq po mbase është momenti që me forcë dhe ultimatume mua dhe kësaj qeverie nuk i merret gjë, aq më tepër në këtë kohë krizë, aq më për kur me të gjithë rektorët ne kemi tryezë të hapur, dialog pozitiv dhe konstruktiv. Kemi tryezën e shtatorit, për shkak të angazhimit tim në Kombet e Bashkuara që iki nesër dhe mendova që ta bëj në tetor. Kemi folur dhe për pagat e pedagogëve por jemi në tjetër kontekst, universiteti ka të tjera gjëra për të kapur. Universiteti me autonominë e tij duhet të jetë në gjendje të krijojë të ardhurat e veta. Sot në UT kemi të dhëna shumë interesante që flasin për rritje  e të ardhurave të pedagogëve nga vëmendja nga programet ndërkombëtare. Kemi një nr më të lartë të pedagogëve të merituara. Ne nuk bëjmë rritje të përgjithshme për të gjithë njëlloj. E kanë politikën vetëm ne ua kemi lejuar. U kemi thënë patjetër, këtë mund ta bëni, por me buxhetin e shtetit me taksat ne do të shikojmë çfarë secili universitet çfarë u jep universiteti kontribut shoqërisë dhe do të vlerësojmë suksesin. Po përgatisim një sukses të ri, nuk diskutohet do shohim dhe pagat po këto kërcënimet po këto janë edhe se di sesi janë në këtë kohë krize, nuk dalin ata. Janë më mirëkuptues pensionistët po këta që bërtasin më shumë se të gjithë zakonisht janë pa meritë fare”  tha Rama.


Shtuar 17.09.2022 13:01