Mustafi dëshiron largimin nga Arsenal sa më shpejt

Mustafi duket se po shikon përpara për një aventurë të re në karrierën e tij prej futbollisti.

“Mirror” bën të ditur se Mustafi dëshiron të largohet nga Arsenal, si pasojë e mungesës së minutave.

Mbrojtësi me pasaportën gjermane nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion, e ky fakt duket se nuk do të ndërrojë as me Mikel Arteta në krye të stolit.

Mbetet të shihet nëse ndonjë skuadër do të ofrojë diçka për Shkodran Mustafin


Shtuar 5.01.2020 10:28