Shkupi dhe Tirana "nuk merren vesh" për abetare të përbashkët për nxënësit shqiptarë
Pëlqej
Edhe këtë vit shkollor, nxënësit në Maqedoni nuk do të kenë mundësi të kenë abetare të përbashkët me nxënësit në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ministrisë së Arsimit në Maqedoni dhe Shqipëri nuk iu kanë mjaftuar katër vite për të rinovuar Marrëveshjen bilaterale për bashkëpunim në sferën e arsimit.

“Marrëveshja me Shqipërinë ende nuk është gati, teksti i marrëveshjes është duke u harmonizuar dhe në shtator do të jem në Shqipëri dhe në këtë takim do të ri-konfirmojmë harmonizimin. Më pas duhet të kalohen procedurat ligjore të cilat nënkuptojnë ratifikimi i marrëveshjes në Qeveri dhe Parlament dhe të nënshkruhet nga të dy palët”, tha Abdilaqim Ademi për Portalb.

Shkupi dhe Tirana për katër vite me radhë nuk bashkëpunojnë as në programet e përbashkëta arsimore, kurse studiuesit nga dy vendet nuk kanë pasur mundësi të bëjnë bashkërisht hulumtime shkencore. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori