Shkupi dhe Gostivari protestojnë në mbështetje të Erdoganit
Ditën e sotme pritet që të zhvillohen protestaShkup në mbështetje të kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Nën moton “Në emër të miqësisë, Turqi, jemi me ty”, këshilli organizativ i protestave do të relaizojë këtë gjë sot, ndryshe e njohur si “Platforma për mbështetjen e Turqisë”.

Kjo protestë siç thuhet organizohet pas faljes së xhumasë në mbështetje të politikës së kryeministrit turk Erdogan. ProtestaShkup nis nga kompleksi tregtar “Çairçanja” dhe do të përfundojë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Protesta nuk do të zhvillohet vetëm në Shkup, por edhe në Gostivar. Aty do të organizohet nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Turqve(TDP) të Qenan Hasipit. Sipas tyre protesta do të marrë karakter rajonal pasi do të marrin pjesë edhe indivis nga Shqipëria, Kosova, Bullgaria. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2013, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori